Partia Demokratike ‘shigjeton’ rektorin e Universitetit të Shkodrës, u bën thirrje qytetarëve: Ruaj paanshmërinë, të hënën bashkojuni protetestës… (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 14:20 17-08-2019 Partia Demokratike ‘shigjeton’ rektorin e Universitetit të Shkodrës, u bën thirrje qytetarëve: Ruaj paanshmërinë, të hënën bashkojuni protetestës… (E PLOTË) Bashkia Shkodër

Dega e Partisë Demokratie në Shkodër publikoi qëndrimin për zgjedhjet lokale në këtë qytet pas dorëheqjes së ish-kryebashkiakut Valdrin Pjetri.

Nëpërmjet një deklarate në faqen zyrtare në ‘’Facebook’’, selia e PD-së në Shkodër i ka kërkuar Rektorit të Universitetit ‘’Luigj Gurakuqi’’ Adem Bekteshi ‘’të ruajë strikt paanshmërinë politike të institucionit’’. Në vazhdim të deklaratës, i kërkohet kryeministrit Rama t’u ‘’kërkojë falje qytetarëve të Shkodrës për uzurpimin e bashkisë së qytetit’’.

Në fund, dega e PD-së në Shkodër u bën thirrje qytetarëve të Shkodrës ‘’të protestojnë ditën e hënë në mbrojtje të autonomisë vendore dhe të drejtave pluraliste e demokratike’’.

‘’Përpjekja e 30 qershorit për të instaluar një pushtet monist është refuzuar në mënyrë plebishitare nga elektorati i Shkodrës.

Çdo përpjekje për të injoruar me arrogance mesazhin e shumicës së qytetarëve të Bashkisë Shkodër, përmes thirrjeve te paligjshme për mbledhjen e institucioneve moniste të demaskuara tanimë botërisht i konsiderojmë një provokim ndaj rendit normal të punëve në komunitetin tonë dhe përsëritje e veprimeve dhunuese, që kasta puniste e ushtarakëve të përdorur të Tiranës kërkon t’i rinovojë 30 vite pas përmbysjes së regjimit të etërve. .

I bëjmë thirrje Rektorit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” të ruajë strikt asnjanësinë institucionale dhe të mos e përziejë auditorin e dijes universitare në lojën e pisët të Partisë Socialiste.

E njëjta thirrje i adresohet çdo drejtuesi tjetër rajonal ku shpura e të bojkotuarve do të kërkojë të fshihet për të kryer një akt të paaprovuar!

Thirrja dhe akuza kryesore i drejtohet Edi Ramës: Larg duart nga Shkodra dhe mos e shndërro kryeqendrën e Gegnisë në një fushëbetejë të parë të përplasjes së reparteve tuaja paramilitare me qytetarët e lirë!

Ju duhet t’i kërkoni falje dhe të tërhiqeni nga Shkodra në pritje të garës së ndershme dhe jo të vijoni aksionin uzurpues ndaj saj!

Qytetarëve të Shkodrës i bëjmë thirrje që ditën e hënë të bashkohen me anëtarët e Këshillit Legjitim Bashkiak, deputetë dhe kryesinë për të protestuar paqësisht në mbrojtje të autonomisë vendore, të drejtave pluraliste dhe demokratike që shoqëria shkodrane ka promovuar në histori.








Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024976968765259
array(1) { ["section"]=> string(155) "partia-demokratike-shigjeton-rektorin-e-universitetit-te-shkodres-u-ben-thirrje-qytetareve-ruaj-paanshmerine-te-henen-bashkojuni-protetestes-e-plote-175600" }