Partia Demokratike ka themeluar degën e saj në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një deklarate të kësaj dege, thuhet se keqqeverisja prej 5 vitesh është kthyer në një barrë të rendë për shqiptarët e thjeshtë, dhe se Kryeministri Edi Rama si idhulli i tij Erdogan, synon asgjësimin e opozitës, largimin e shqiptarëve nga atdheu dhe kthimin e Shqipërisë në një pashallëk lokal.
Kryetar i Degës së Partisë Demokratike në Texas është zgjedhur Gaspër Lekgega.
Nën kryetare dhe Sekretare e Përgjithshme e kësaj dege është zgjedhur Lindita Vukatana.
Dega e Partisë Demokratike ne Texas ka nisur punën për antarësimet, teksa vijon takimet me pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Texas dhe në SHBA.
Pas shtimit të numrit të anëtarëve Dega e Partisë Demokratike Texas do ti nënshtrohet një garë për zgjedhjen e lidershipit dhe strukturave drejtuese mbi parimin një anëtar –një votë.
Dega e Partisë Demokratike Texas do të forcojë bashkëpunimin me shoqatat shqiptare që operojnë në Amerike në kuadër të çështjeve me rendësi për atdheun tonë”, thuhet në reagim.