Partia e re e Rudina Hajdarit, ironizon Manjani: Kap ç’a t’kapësh, për inat të Lulit! (Selia, programi dhe financimi)

Publikuar tek: politike, më 11:27 21-04-2019 Partia e re e Rudina Hajdarit, ironizon Manjani: Kap ç’a t’kapësh, për inat të Lulit! (Selia, programi dhe financimi)

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komenton lajmin për formimin e një partie të re nga deputetja Rudina Hajdari, me emrin "Bindja Demokratike".

Me ironi të thellë Manjani përshkruan edhe strukturën formuese të kësaj partie, sipas tij.

Komenti i plotë nga Manjani:

Lajm:

Krijohet parti e re.

Quhet: Bindja Demokratike.

Përbëhet prej: Demokratësh të bindur.

Qëllimi: ti jepet edhe pak oksigjen qeverisë.

Motivi: për inat të Lulit.

Objektivi: kap ç’a t’kapësh.

Financohet nga: “sekret”

Koha e themelimit: shpejt e shpejt sa nuk ka ndërruar mendje PD.

Selia: godina e Kryeministrisë.

Programi: në hartim e sipër. ( coming soon) në varësi të situatës.

Slogani: opozitë e bindur e tigani plot.

——————

Konkluzioni:

Mirë ata që janë “bindur” nuk e kuptojnë dot se ku janë, po qeveria vërtetë beson se do mbijetojë me ta?!

Unë mendoj se jo...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025426149368286
array(1) { ["section"]=> string(117) "partia-e-re-e-rudina-hajdarit-ironizon-manjani-kap-c-a-t-kapesh-per-inat-te-lulit-selia-programi-dhe-financimi-161266" }