Partia e re hakmarrje politike? Astrit Patozi: E nisur nga pasioni, ka filluar që dy vite si lëvizje

Publikuar tek: politike, më 21:48 24-05-2019 Partia e re hakmarrje politike? Astrit Patozi: E nisur nga pasioni, ka filluar që dy vite si lëvizje

“Hakmarrja e Patozit: Kush përfiton?”, ka qenë pyetja e shtruar në studio nga Arian Çani në studio, së cilës Astrit Patozi, kryetari i Bindjes Demokratike që ka qenë i ftuar në emision, u shpreh se nuk është një hakmarrje.

“Besoj se përfitojnë shqiptarët në rradhë të parë. Nuk është hakmarrje, është një lëvizje politike që nuk është nisur nga hakmarrja, por nga pasioni. Është bashkim i vullneteve të shumë njerëzve që mendojnë se Shqipëria ka nevojë për një forcë të re politike… Ngjarjet ishin të tilla që kjo forcë politike të krijohej pikërisht tani dhe të ishte Basha në parlament do e bëja. Kisha dy rrugë; ose do bëja një gjë do ndryshme që ishte kjo ose do rrija në shtëpi e do dilja në presion të parakohshëm. Hymë mes dy dinozaurëve politikë, unë hyra në politikë. Kjo si lëvizje ka lindur 2 vjet të shkuara, ne atëherë tentuam ta bënim brenda PD atë gjë, u refuzuam…”, tha Patozi.

“Më shumë sesa hakmarrje e shikoj si një vendosmëri të Patozit për të qëndruar në politikë. Është një fatkeqësi për PD që nuk iu ka sot në gjirin e saj, duhet t’u mbante. Unë nuk e shoh si hakmarrje, e shoh si vendosmërinë tuaj për të qëndruar në politikë”, iu përgjigj Arjan Curi kësaj pyetje.

“Unë dhe një grup njerëzish bëmë lëvizjen demokratike brenda PD, ajo nuk e pranoi dhe ne shlyem detyrimin e fundit brenda kësaj partie që kishim kohë se ishim pjesë e së cilës”, tha Patozi. “Sipas mendimit tim, do duhet ta bënit që atëherë”, tha Curi. “Ia lëmë historianëve që ta analizojnë mbrapa nëse ishte a jo kohë e duhur, për mua ishte kohë e duhur”, u shpreh Patozi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.17678213119507
array(1) { ["section"]=> string(104) "partia-e-re-hakmarrje-politike-astrit-patozi-e-nisur-nga-pasioni-ka-filluar-qe-dy-vite-si-levizje-165595" }