“Partia” e Rudina Hajdarit reagon për atentatin në Tiranë: Ministri e ka mendjen te makinat luksoze

Publikuar tek: politike, më 21:07 15-09-2020 “Partia” e Rudina Hajdarit reagon për atentatin në Tiranë: Ministri e ka mendjen te makinat luksoze

Atentati me tritol në makinën e një personi me precedentë penalë tronditi sot Tiranën, ndërsa të plagosur mbetën edhe dy kalimtarë të rastësishëm.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Nisma Thurrje, apo ajo që së shpejti pritet të quhet Partia Nisma. Përmes një postimi në Facebook ata bëjnë fajtorë ministrin Sandër Lleshaj dhe kryeministrin Edi Rama për mosluftimin e krimit në Shqipëri.

Reagimi i plotë:

Fati i mbrojti sot kalimtarët në mes të Tiranës, teksa një minë me telekomandë shpërtheu për të qëruar një hesap mes banditësh.

Kur policia angazhohet më shumë për të dhunuar naftëtarët, studentët, aktivistët e qytetarët që protestojnë për pagat e mohuara, për arsimin e cunguar apo kundër padrejtësisë, krimi sigurisht që do të lulëzojë.

Kur Ministri e ka mendjen te makinat luksoze e jo te lufta reale ndaj krimit, bandat nuk mund të kenë frikë.

Kur Kryeministri angazhon kriminelë në fushatat zgjedhore e disa prej tyre i bën edhe deputetë, qytetarët nuk mund t'i mbrojë më shteti por vetëm fati.

Koha që jetën e sigurinë të mos ta lëmë më në dorë të fatit, por në dorë të një shteti që kujdeset për qytetarin e lufton kriminelin pa kompromis.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098779201507568
array(1) { ["section"]=> string(103) "partia-e-rudina-hajdarit-reagon-per-atentatin-ne-tirane-ministri-e-ka-mendjen-te-makinat-luksoze-220501" }