Ditën e sotme kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibshi është takuar me përfaqësuesit e partive politike, ku është diskutuar në lidhje me numërimin elektronik në zgjedhje.
Por ky takim nuk ka sjellë dakordësimin mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës për testimin e votimit/numërimit elektronik.
Ndërkohë PS ka propozuar që testimi të mos bëhet në Tiranë, Fier dhe Korçë, pasi përfaqësuesi Eridian Salianji argumentoi se ka kosto shumë të lartë dhe nuk ka kohë, por të bëhet vetëm në një ZAZ që do ta caktojë KQZ.
Për sa i përket identifikimit biometrik në të gjithë vendin, mazhoranca dhe opozita kanë rënë dakord që kjo të bëhet nga kompania “Smartmatic”.
Vota e emigrantëve ka qenë një tjetër çështje që është biseduar, ku PD ende nuk ka një verdict final, ndërsa LSI shprehet skeptike për votimin me postë.