Partitë kryesore të Kosovës bëhen bashkë kundër 'Mini-Shengenit', thirrje Ramës: Anulo samitin

Publikuar tek: aktualitet, më 18:55 15-12-2019 Partitë kryesore të Kosovës bëhen bashkë kundër 'Mini-Shengenit', thirrje Ramës: Anulo samitin Presidenti Aleksander Vucic, kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Oher per Mini-Shengenin Ballkanik

Pas deklaratave skandaloze të shtetit serb i cili mohonte masakrën e Reçakut, partitë kryesore politike në Kosovë i kanë bërë thirrje kryeministrit Rama që të anulojë samitin e Durrësit në kuadër të Mini-Shengenit ballkanik.

Katër partitë parlamentare, LVV, LDK, PDK dhe AAK, kanë deklaruar se nuk mund të flitet për bashkëpunim rajonal me Serbinë për sa kohë ajo mohon krimet e veta.

Partitë parlamentare kosovare i kanë kërkuar kryeministrit Rama të anulojë samitin e Durrësit mes tri shteteve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë Veriore për të themeluar të ashtuquajturin 'Mini-Shengeni' Ballkanik.

Përpjekjet për krijimin e 'Mini-Shengenit' Ballkanik kanë filluar rreth dy muaj më parë ku tre liderët e shteteve, Edi Rama, Vuçiç dhe Zaev janë takuar në Novi-Sad të Serbisë, më pas në Ohër të Maqedonisë Veriore.

Ndërkohë takimi i tretë është parashikuar të mbahet më 21 dhjetor në Durrës.

Liderët politik kosovarë e kanë parë këtë iniciativë si të rrezikshme për Kosovën si në aspektin politik ashtu edhe ekonomik. Madje ka patur edhe akuza se 'Mini-Shengeni Ballkanik' po tenton  që të risjellë një 'Jugosllavi të re' në Ballkan.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040579080581665
array(1) { ["section"]=> string(97) "partite-kryesore-te-kosoves-behen-bashke-kunder-mini-shengenit-thirrje-rames-anulo-samitin-189485" }