‘Partitë politike janë kazerma’, Bamir Topi flet për listat e hapura: Edi Rama po i tërheq të gjithë në ‘lojën’ e tij

Publikuar tek: politike, më 11:13 23-09-2020 ‘Partitë politike janë kazerma’, Bamir Topi flet për listat e hapura: Edi Rama po i tërheq të gjithë në ‘lojën’ e tij Topi-Rama

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur lidhur me debatin e listave të hapura në zgjedhjet e 25 prillit.

I pyetur se ç’mendim ka për listat e hapura, ish-presidenti Bamir Topi e ka quajtur një ‘lojë’ atë çfarë kryeministri Edi Rama po bën, madje duke i tërhequr të gjithë drejt kësaj loje.

“Të diskutohet vetëm për lista të hapura, edhe pse unë jam për lista të hapura, do të thotë të trregohesh shumë i ngushtë. Po bëhet një lojë e pabarabartë. Jo vetëm  realisht por edhe politikisht duket sikur Edi Rama po i tërheq të gjithë rreth diskutimeve të tij, tenton ti mbajë në lojën e tij”, tha Bamir Topi për Ora News.

I pyetur nëse PD-ja opozitare është gati për listat e hapura, Topi është shprehur se intelektualët demokrakë janë të përdorshëm osë thënë ndryshe të lëkundur pasi shkojnë këtu apo aty. Gjithashtu Topi nuk ka ngurur të krahasojë partitë politike me kazermat politike.

“Nuk e përcaktoj unë janë gati nuk janë gati të PD-së, e përcaktojnë rregullat e lojës dhe ndjesia e njerëzve. Por nuk ka rregulla loje dhe ndjesia e njerëzve është mëse e çuditshme që ka të bëjë me nivelin e kulturës demokratike të popullit tonë.Niveli i kulturës demokratike i popullit tonë është i mjerueshëm. E shoh tek të ashtuquajturit intelektualë, janë të përdorshëm, përdoru këtu, përdoru atje.

Si mund të reagosh sot kur të gjithë jetojnë në syrin e Big Brother? Është një vend i vogël ku akumulimi i pushtetit është në pak duar dhe totalisht e kontrollueshme. Ky vend ka probleme të mëdha me kulturën demokratike dhe drejtësinë.Partitë politike janë kazerma politike”, tha ndër të tjera Bamir Topi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011391878128052
array(1) { ["section"]=> string(118) "partite-politike-jane-kazerma-bamir-topi-flet-per-listat-e-hapura-edi-rama-po-i-terheq-te-gjithe-ne-lojen-e-tij-221345" }