Partner në qeveri, Haradinaj kundërshton vendimin e kryeministrit Hoti për mbylljen e Task-Forcës kundër korrupsionit

Publikuar tek: rajon, më 13:52 24-10-2020 Partner në qeveri, Haradinaj kundërshton vendimin e kryeministrit Hoti për mbylljen e Task-Forcës kundër korrupsionit FotoMontazh: Haradinaj - Hoti

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, partneri kryesor i kryeministrit Avdullah Hoti, ka dal kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e Task-Forcës anti-korrupsion.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se shkarkimi i kësaj force shkakton pasiguri juridike, pasi e njëjta ka hetuar dhe po hetonte raste të profilit të lartë. “Puna e tyre ka treguar që askush nuk është i paprekshëm nga drejtësia. Normalisht ka pasur shumë gjëra të përmirësohen dhe kjo task-forcë të fuqizohet, qoftë nga rishikimi funksional ose nga rekomandimet e partnerëve strategjik si SHBA-ja dhe BE-ja", ka shkruar Haradinaj.

Qeveria e Kosovës, një javë më parë vendosi të mbyllë Task-Forcën, duke vlerësuar se kjo çështje duhet të rregullohet me legjislacionin e funksionimit të Këshillit Prokurorial dhe se mandati i EULEX-it, tashmë është ndryshuar. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të mërkurën në një konferencë për media ka thënë se në kohën kur është marrë vendimi për themelimin e këtij departamenti, ka qenë vendim anti-kushtetues.

Por, partneri i tij kryesor qeveritar, po e cilëson këtë vendim të pamenduar mirë. "Në përmirësimin e institucioneve tona duhet të kemi plan. Çdo vendim pa plan, e i atypëratyshëm mund të kuptohet si ndërhyrje politike ose hakmarrje ndaj proceseve të pavarura", ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se ‘politika nuk duhet të përzihet në drejtësi’.

“Unë kam paguar çmim që të ruaj sundimin e ligjit mbi përfitimet politike. Të njëjtën e pres nga çdo Qeveri e Republikës së Kosovës", ka thënë Haradinaj.

Departamenti Special Anti-Korrupsion, apo e ashtuquajtura ‘Task-Forca Anti-Korrupsion”, ishte pjesë e policisë, që kishte për qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprave penale kundër ekonomisë, financave dhe korrupsionit, por edhe hetimin dhe luftimin e korrupsionit në nivel të lartë në Kosovë.

Ky departament ishte themeluar me vendim të Qeverisë së Kosovës, në bashkëpunim me misionin e BE-së për sundimin e ligjit, EULEX. //REL

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prej 8 ditësh e zhdukur, flet shoqja e ngushtë e 19-vjeçares shqiptare në Greqi: Ishte e mërzitur se e bllokoi i dashuri në facebook, duket të ketë ndodhur diçka (SINJALI I FUNDIT I TELEFONIT)
Shifrat në 24 orë në Kosovë: 2 viktima nga Covid dhe qindra raste të reja (SHIFRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.013810157775879
array(1) { ["section"]=> string(123) "partner-ne-qeveri-haradinaj-kundershton-vendimin-e-kryeministrit-hoti-per-mbylljen-e-task-forces-kunder-korrupsionit-224995" }