Këngëtarja e njohur shqiptare Genta Ismaili po përjeton një romancë dashurie me biznesmenin turk Huseyin Usta.
Shpesh herë ata postojnë foto në shoqërinë e njëri tjetrit, ndërkohë që Usta i bën shpesh dhurata të shtrenjta.
Në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, partneri turk i ka bërë Gentës një dhuratë të veçantë, të cilën ajo nuk e priste.
Këngëtarja ka publikuar në rrjetet sociale, tortën e gatuar nga vetë Usta, ku shkruhej "Urime 28 Nëntori".