Partneriteti i Kim Kardashian me kompaninë farmaceutike, “FDA” jep paralajmërimin

Publikuar tek: bota, më 21:47 11-08-2015 Partneriteti i Kim Kardashian me kompaninë farmaceutike, “FDA” jep paralajmërimin

Administrata e Ushqimit dhe Drogës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka lëshuar një paralajmërim për kompaninë farmaceutike që ka bërë partneritet me Kim Kardashian, e cila i sugjeroi miliona ndjekësve të saj në Tëitter dhe Instagram, përdorimin e pilulave për sëmundjen e mëngjesit.

Kardashian postoi para disa ditësh një status ku tregonte se kishte filluar të përdorte pilulat “Diclegis” të prodhuara nga një kompani private me bazë në Pensilvani. Por liknet e postimeve të saj janë zhdukur pas paralajmërimit të FDA-së amerikane.

FDA ka thënë se Si kompania dhe Kim Kardashian, gjatë reklamimit të pilulave që supozohet se kurojnë shqetësimet e nënës në muajt e parë të shtatzanisë, kanë dështuar të përmendin rreziqet nga këto medikamente, si dhe informacionin e plotë për to, çka është një detyrim ligjor.

Administrata e Ushqimit dhe Drogës ka kërkuar menjëherë ndalimin e prodhimit dhe shitjes së ilaçeve për sa kohë që kompania nuk jep informacionin e saktë për pilulat, dhe jo informacion që devijon përdoruesit.

Sëmundja e mëngjesit ka të bëjë me të vjellat e shkaktuara nga shtatzania në muajt e parë të saj, por pavarësisht emrit, ajo mund ta prekë nënën shtatzënë në çdo kohë të ditës.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013139963150024
array(1) { ["section"]=> string(82) "partneriteti-i-kim-kardashian-me-kompanine-farmaceutike-fda-jep-paralajmerim-18208" }