Pas 100 vitesh, restaurohet flamuri i Kongresit të Lushnjes (Si duket- PARA dhe PAS)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:51 21-01-2020 Pas 100 vitesh, restaurohet flamuri i Kongresit të Lushnjes (Si duket- PARA dhe PAS) Flamuri i Kongresit te Lushnjes, Para dhe Pas restaurimit

Flamuri i Kongresit të Lushnjes, i vitit 1920, është kthyer në gjendje perfekte pas restaurimit të tij.


I shpalosur në vitin 1920, ky flamur ishte kthyer në simbol të atij Kongresi. Megjithëse vitet kishin bërë të vetën, duke e vjetëruar dhe dëmtuar, në këtë 100 vjetor flamuri është kthyer ne gjendje perfekte.

 Kongresi i Lushnjes i mbajtur nga 20 janari i vitit 1920 deri në 31 janar 2020 miratoi aktin kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë, si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit, si dhe një këshill kombëtar prej 37 personash.

Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.

Ky është flamuri më i rëndësishëm që ne kemi si shtet, pasi flamurin e 28 nëntorit 1912 Shqipëria nuk e ka. Flamuri është i gjatë 121 cm dhe 70 cm i gjerë.

Flamuri është i realizuar në një pëlhurë mëndafshi, me shqiponjën me dy krerë të stiluar me formën e shqiponjës së përdorur deri në ato vite, kur akoma nuk ishte zyrtarizuar forma e shqiponjës në flamurin kombëtar.

Ky flamur u identifikua më 25 nëntor 2011 në Fondin Etnografik të Qendrës së Studimeve Albanologjike, dhe në këtë 100 vjetor u bë i  mundur restaurimi i tij.

Pas restaurimit të tij nga restauruesi dhe studiuesi Frederik Stamati, kujdesi ndaj ruajtjes së flamurit do të jetë i vazhdueshëm.
82520790_2680633062054931_1941491042184331264_o.jpg83732063_2680632278721676_5424628460322553856_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071759223937988
array(1) { ["section"]=> string(87) "pas-100-vitesh-restaurohet-flamuri-i-kongresit-te-lushnjes-si-duket-para-dhe-pas-192686" }