Pas 12 vitesh, organizohen shkrimtarët, mblidhet Kongresi i Lidhjes së Shkrimtarëve nga gjithë Shqipëria

Publikuar tek: aktualitet, më 07:22 21-10-2020 Pas 12 vitesh, organizohen shkrimtarët, mblidhet Kongresi i Lidhjes së Shkrimtarëve nga gjithë Shqipëria Ne foto: Gazetari Agim Xheka

Kongresi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë është vendosur të mbahet më datë 24 tetor 2020, pas më shumë se 12 vite mungesë. Lajmin e jep gazetari Agim Xheka, i cili thotë se janë bërë gati listat e shumicës së delegatëve.

Por ende nuk është caktuar vendi ku do të mblidhen delegatët, ndërsa një pjesë e tyre ende nuk kanë konfirmuara. Megjithatë, në komente ka dhe shkrimtarë dhe persona të tjerë që nuk janë dakord me Kongresin apo pjesëmarrësit.

“TË DASHUR MIQ, SHKRIMTARË DHE ARTISTË TË SHQIPËRISË!

Ju bëj me dije se më dt.24 Tetor 2020, ora 11.00 do të zhvilloj punimet Kongresi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Këtë lajm të gëzuar për të gjithë Ju dhe më gjërë po ua përcjelim pasi kemi marë listat e plota të delegatëve nga qytetet Korçë, Librazhd,Elbasan,Gramsh,Peqin,Rrogozhinë,Berat,Përmet,Këlcyrë,Sarandë,Vlorë, Himarë, Durrës,Kavajë,Krujë, Lezhë,Shkodër,Trpojë,Kukës,Burrel dhe Tiranë.

Deri në ditën e Kongresit presim konfirmimin e Pogradecit,Maliqit, Prrenjasit,Dibrës,Bulqizës, Pukës, Laçit,Rrëshenit, Lushnjes, Fierit,Patosit, Rroskovecit,Kuçovës, Tepelenës,Memaliajt,Delvinës dhe Gjirokastrës.(Presim të nontaktojnë në nr. 069 33 91 999.)

Ditën e enjte dt.22.Tetor do tu njohim me programin e punimeve të Kongresit dhe me vendin ku do të mbahet. Ju përshëndesim me përzëmërsi dhe Ju urojmë mirseardhjen. Grupi nismëtar”, shkruan gazetari Agim Xheka.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zv.kryeministri Braçe publikon FOTON dhe bën krahasimin: Dje në të njëjtën kohë në Itali, dhe në Komandën Supreme Ushtarake në Bulevard
Tha se kishte konflikte me Ben Blushin, arrestohen personat që tentuan të ekzekutonin biznesmenin Andon Dhima; Sekuestrohen armë, maska e jelek të RENEAS (EMRAT-VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.012748003005981
array(1) { ["section"]=> string(109) "pas-12-vitesh-organizohen-shkrimtaret-mblidhet-kongresi-i-lidhjes-se-shkrimtareve-nga-gjithe-shqiperia-224517" }