PAS 20 ditësh i riu VLADIMIR i infektuar me COVID 19 lë spitalin, ja mesazhi nga ambientet e INFEKTIVIT

Publikuar tek: aktualitet, më 16:59 28-03-2020

Një i ri, i quajtur Vladimir ka qenë i shtruar prej 20 ditësh në spitalin infektiv pasi ishte i prekur nga Covid 19.

Sot ai ka lënë ambientet e spitalit, duke dhënë edhe një mesazh për gjithë personelin mjekësor që e ndihmoi t’ia dilte në këtë luftë.

“Jam Vladimiri, pas 20 ditësh po largohem nga spitali i shëruar plotësisht. Falenderoj jashtë mase stafin mjekësor, profesore Najadën dhe gjithë mjekët, infermierët se kanë bërë një shërbim madhështor ndaj meje.

Gjithë sanitarët që vinin pastronin dhomat shumë shpesh. Sinqerisht jam shumë shumë i kënaqur nga përkujdesja që kanë treguar stafi i infektivit, edhe ma kanë bërë shumë të lehtë se kjo ka qenë një luftë fizike por edhe psikologjike. Pa këto s’do ia kisha dalë kaq mirë”, tha i riu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010486841201782
array(1) { ["section"]=> string(109) "pas-20-ditesh-i-riu-vladimir-i-infektuar-me-covid-19-le-spitalin-ja-mesazhi-nga-ambientet-e-infektivit-200427" }