Pas 20 vitesh, Laura Konda i jep lamtumirën Zërit të Amerikës në trasmetim direkt (VIDEO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:58 22-07-2019 Pas 20 vitesh, Laura Konda i jep lamtumirën Zërit të Amerikës në trasmetim direkt (VIDEO)

Prej 20 vitesh, Laura Konda njihet si një ndër figurat kryesore të Zërit të Amerikës. 

Mirëpo, edicioni i sotëm mesa duket ka qenë i fundit për gazetaren, pasi ajo ka vendosur të largohet.

Në fund të lajmeve, Konda ka ndarë e prekur me shikuesit këtë lajm personal.

Gazetarja ka falenderuar me zë të dridhur të gjithë kolegët e saj për gjatë këtyre 20 viteve. Ndërkohë është trasmetuar edhe një video, ku paraqitet puna e bërë e gazetares në VOA.  

'Të dashur teleshikues të 'Ditarit', ndryshe nga herët e tjera sot desha të ndaj me ju një lajm personal. Ky është emisioni im i fundit pasi kam vendosur të largohem nga Zëri i Amerikës. Për mua ky është një moment prekës pas një karriere 20 vjeçare në një media prestigjoze si Zëri i Amerikës, dhe natyrisht kjo do të më mungojë.

Gjatë viteve të karrierës sime si gazetare e Zërit të Amerikës kam patur rastin dhe nderin të intervistoj një numër të madh qytetarësh udhëheqësish, poltitikanësh, intelektualësh, analistësh si dhe të mbuloj ngjarje  të një rëndësie historike në Shqipëri, Kosovë, Maqedonin e Veriut si dhe në SHBA. Për mua ka qenë e rëndësishme ruajtja e integritetit dhe pasqyrimi i ngjarjeve me vërtetësi, bërja e një gaetarie të saktë të paanshme dhe të bazuar tek faktet, me këtë rast do desha të falenderoja të gjithë kolegët e mi. Është e vështirë të gjesh një ekip aq profesionist dhe të dedikuar në profesionin e gazetarisë si kolegët e mi te Zëri i Amerikës, por mbi të gjitha do të doja të falenderoja nga thellësia e zemrës të gjithë ju që më keni ndjekur gjatë këtyre dy dekadave. Në profesionin tim si gazetare, lidhja dhe komunikimi direktr me ju ka qenë gjeja më e bukur. Ju keni qenë një audiencë e mrekullueshme që vazhdimisht më ka mbështetur dhe inkurajuar nëpërmjet qindra komunikimeve në media sociale. Ju tashmë keni zënë një vend të veçantë në jetën time. Faleminderit!', u shpreh Konda

Këtu mund të ndiqni komunikimin e saj prekës:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070900917053223
array(1) { ["section"]=> string(93) "pas-20-vitesh-laura-konda-i-jep-lamtumiren-zerit-te-amerikes-ne-trasmetim-direkt-video-173009" }