Pas 3 muajsh, BASHA rikthehet në protestë, zbulohet SMS-ja e sekretarit organizativ për Këshillin Kombëtar të PD

Publikuar tek: politike, më 13:00 13-10-2019 Pas 3 muajsh, BASHA rikthehet në protestë, zbulohet SMS-ja e sekretarit organizativ për Këshillin Kombëtar të PD

Kreu i PD Lulzim Basha do të jetë sonte në orën 18:00 në protestën e banoreve të Astirit, raporton newsbomb.al.

Kjo është hera e parë që nga koha e zgjedhjeve të 30 qershorit që Basha shfaqet në protestë pas një periudhe pushimi, prej më shumë se tre muajsh.

Ndërkaq, sekretari organizativ i PD Sahit Dollapi u ka nisur një mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar duke i ftuar t’i bashkohen protestës.

“Miq, ju ftoj sot, ora 18:00, të jemi në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, të cilëve po ju shembin shtëpitë dhe po i nxjerrin ne rrugë. Ne protestë sot do te jetë prezent Kryetari Basha. Të gjithë anëtarët e Keshillit Kombetar me banim në Tiranë duhet të jenë prezentë sot në mbështetje të protestës”, thuhet në mesazhin e Dollapit, raporton newsbomb.al.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë hapi i rradhës i Bashës pas kësaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13007402420044
array(1) { ["section"]=> string(117) "pas-3-muajsh-basha-rikthehet-ne-proteste-zbulohet-sms-ja-e-sekretarit-organizativ-per-keshillin-kombetar-te-pd-181872" }