Gazeta më e shitur në Gjermani ka marrë kësaj here një vendim shumë të rëndësishëm, duke i dhënë kështu fund traditës 30 vjeçare.
Tabloidi Bild ka vendosur që të ndalojë ekspozimin e modeleve nudo në fotot e gazetës, duke i kërkuar meshkujve që i kanë qëndruar besnikë kësaj gazete “të jenë të fortë”.
Redaktorët kanë arsyetuar se pas 30 vitesh praktikimi, kjo metodë shitjesh u duket tashmë shumë ofensive ndaj imazhit femëror.
Ky vendim vjen direkt pasi në 2012 në këtë gazetë u ndalua shfaqja e modeleve topless në faqen e parë të gazetës.