Pas 37 viteve në pushtet, dorëhiqet presidenti i Zimbabwe

Publikuar tek: bota, më 17:29 21-11-2017 Pas 37 viteve në pushtet, dorëhiqet presidenti i Zimbabwe

Presidenti i Zimbabwe Robert Mugabe ka dhënë dorëheqjen me efekt të menjëhershëm pas më shumë se 37 viteve në pushtet, tha kryetari i parlamentit të vendit.

Njoftimi erdhi gjatë një seance parlamentare të jashtëzakonshme që ishte thirrur për t’i kërkuar llogari Robert Mugabe pasi futi kombin afrikan në një epokë të re pasigurie ekonomike.

Më herët ushtria mori përsipër të bllokonte ardhjen në pushtet të gruas apo familjarëve të Mugabes. Disa muaj rresht kishte pasur një sërë protestash dhe revoltash popullore kundër autokratit të moshuar, raporton The Guardian.

Një letër dërguar në parlament nga 93-vjeçari tha se vendimi i tij për të dhënë dorëheqjen kishte qenë një zgjdhje e tij për t'i hapur rrugën e zhvillimit vendit.

Pas këtij vendimi të Mugabe mijëra qytetarë të Zimbabwes dolën nëpër sheshet kryesore të qyteteve duke kënduar, vallëzuar dhe shpalosur pankarta në favor të demokracisë. /newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edhe një ditë na ndan nga Repubblica e re, pse po ndryshon gazeta 41-vjeçare
Donald Trump planifikon të shkatërrojë internetin »
Article Logic
Execution time: 0.011148929595947
array(1) { ["section"]=> string(63) "pas-37-viteve-ne-pushtet-dorehiqet-presidenti-i-zimbabwe-100385" }