Dr. Scott Atlas dha dorëheqjen si këshilltar special i Presidentit Donald Trump.
Pas katër muajsh në detyrë, dr. Atlas ka dhënë dorëheqjen, gjatë kohës së tij në detyrë ai ka pasur përplasje të shpeshta me median dhe pjesëtarë të tjerë të ekipit të Shtëpisë së Bardhë për këndvështrimet e koronavirusit.
“Ju shkruaj të jap dorëheqjen nga pozita e këshilltarit special të presidentit të SHBA,” shkruan zoti Atlas në një letër në adresë të presidentit.
Dr. Atlas është kritikuar ashpër nga ekspertë të shëndetësisë, përfshirë Dr. Anthony Faucin, se ka dhënë informacion çorientues lidhur me pandeminë.