Kryeministri Edi Rama vendosi që lëvizja e këmbësorëve dhe automjeteve të ishte nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Ora 05:00 e mëngjesit e ditës së sotme ishte momenti kur u lejua lëvizja qytetarët shqiptarë pas 40 orëve në izolim total, që nga ora 13:00 e ditës së shtunë.
Në rrugët e kryeqytetit vihet re një numër i madh automjetesh dhe këmbësorësh, të cilët po i shfrytëzojnë këto orë për t'u furnizuar me ushqime dhe artikuj të tjerë të nevojshëm.
Duke patur parasysh edhe motin me shi, qytetarët kanë vendosur të qarkullojnë me makina, duke bërë që në disa zona qarkullimi të jetë pak i rënduar.
Në Shqipëri numri i të infektuarve është 89, sipas raportimit nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa ka patur edhe 3 viktima.