Pas 5 vitesh, Greqia dhe Turqia rinisin sot bisedimet. Takimi do të zhvillohet sot në orën 11:00 në Stamboll.
Diplomatët në lidhje me takimin shprehen se rindërtimi i besimit do të jetë i vështitë dhe pse ky rifillim nisi me vendimin e Turqisë, e cila tha se do të ndalonte kërkimet e saj për gaz në ujërat e diskutueshme.
Bisedimet mund të hapin rrugën për një vizitë të afërt në Turqi nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të ftohin mosmarrëveshjeve e gjëra të Ankarasë me BE-në.
Të dyja palët thonë se ekziston vullneti politik për të përmirësuar marrëdhëniet.