Pas 6 orësh përballë prokurorëve, përfundon intervistimi i tretë i Thaçit, sërish nesër

Publikuar tek: rajon, më 19:36 15-07-2020 Pas 6 orësh përballë prokurorëve, përfundon intervistimi i tretë i Thaçit, sërish nesër Hashim Thaçi duke dalë nga Prokuroria Speciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar intervistën e tretë në Prokurorinë e Posaçme në Hagë që trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pas luftës në Kosovë.

Kjo ishte dita e tretë radhazi që Thaçi është marrë në pyetje në lidhje me aktakuzat për krime lufte dhe tortura ndaj njerëzimit.

Pas intervistimit, Kreu i Shtetit të Kosovës nuk dha asnjë deklaratë për mediat. Bëhet me dije se Thaçi do të intervistohet sërish ditën e nesërme.

Presidenti i Kosovës më herët ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089569091796875
array(1) { ["section"]=> string(92) "pas-6-oresh-perballe-prokuroreve-perfundon-intervistimi-i-trete-i-thacit-serish-neser-213941" }