Pas 6 vitesh bllokim, ministrja Kushi jep lajmin e mirë: Është hartuar drafti paraprak, gati hapja e DOKTORATURAVE

Publikuar tek: aktualitet, më 23:25 26-11-2020 Pas 6 vitesh bllokim, ministrja Kushi jep lajmin e mirë: Është hartuar drafti paraprak, gati hapja e DOKTORATURAVE Ministrja e Arsimit Evis Kushi

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi gjatë një interviste në Euronews Albania deklaroi se shumë shpejt do të ketë lajm pozitiv për hapjen e doktoraturave në universitetet publike, që janë të mbyllura prej thuajse 6 vitesh.

Znj. Kushi deklaroi se sapo ka përfunduar së hartuari drafti paraprak dhe pasi të merret mendimi i rektorëve të universiteteve dhe Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë, më pas do të ketë një vendim përfundimtar.

“Gjatë këtyre javëve të fundit kemi punuar intensivisht në bashkëpunim me përfaqësues të institucioneve të Arsimit të Lartë, në bashkëpunim edhe me përfaqësues të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë dhe jemi në faza thuajse përfundimtare.

Kemi hartuar një draft, i cili i udhëzon për mënyrë se si duhet të aplikojnë për hapjen e doktoraturave sepse me ligjin e ri të Arsimit të Lartë dhe vendimet e Këshillit të Ministrave, universitetet kishin akoma paqartësi mbi mënyrën se si do t’i hartojnë këto programe pasi kishte një ndryshim shumë të madh me ligjin e mëparshëm”, tha ministrja e Arsimit.

“Ndaj ne ngritën një grup pune me përfaqësues të ministrive dhe përfaqësues të Arsimit të Lartë dhe tani kemi hartuar këtë draft final, i cili i është dërguar sot Konferencës së Rektorëve dhe gjithashtu bordit të akreditimit në Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë.

Ata do të na japin mendim nëse ky draft që kemi hartuar është i përshtatshëm dhe shumë shpejt do të kemi vendimin final, ndërkohë që universitetet kanë afat deri në fund të dhjetorit për të aplikuar për programet e reja të doktoraturës”, deklaroi znj. Kushi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prej ditësh i shtruar tek 'Shefqet Ndroqi', humb jetën nga Covid-i 78-vjeçari nga Elbasani (EMRI)
Pamje tronditëse, arkivolët e të vdekurve nga Covid-19 transportohen me autobus turistik »
Article Logic
Execution time: 0.011816024780273
array(1) { ["section"]=> string(118) "pas-6-vitesh-bllokim-ministrja-kushi-jep-lajmin-e-mire-eshte-hartuar-drafti-paraprak-gati-hapja-e-doktoraturave-229270" }