Pas aksidentit reagon Florian Binaj i ‘Portokalli’: Hiqeni celularin kur i jepni makinës, jeta juaj vlen më shumë se një selfie (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:28 14-03-2017 Pas aksidentit reagon Florian Binaj i ‘Portokalli’: Hiqeni celularin kur i jepni makinës, jeta juaj vlen më shumë se një selfie (FOTO)

Pas aksidentit të një dite më parë ku aktori i ‘Portokalli’, Florian Binaj është përfshirë në një aksident me makinë ka reaguar vetë aktori.

Binaj bën me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk ka pësuar asnjë dëmtim pasi fatmirsisht ka qenë jashtë makinës.

Siç duket shkak i aksidentit ka qenë makina tip ‘Benz’ me targa AA 874 NH që i ka rënë nga pas makinës së Binajt pasi shoferi i saj ka qenë me celularë në dorë ndërkohë që i jepte makinës.

Po ashtu aktori i bën thirrje të gjirhë drejtuesve të mjeteve të mos ngasin makinën duke bërë selfie pasi jeta e tyre vlen më shumë se një ‘like’

"Miq dhe mikesha, ne aksidentit e sotshem automobilistik une fatmiresisht nuk kam pesuar asgje sepse sapo kisha dale nga makina por makina nuk e pati te njejtin fat...
Ju lutem te gjithe atyre qe ngasin makinen duke bere selfie e duke pare cfare kane bere te tjeret ne fb ose insta, hiqeni cel nga dora kur i jepni makines sepse jeta juaj dhe e te tjereve vlen me shume sesa nje like, nje koment apo nje share...
Faleminderit te gjithe atyre qe jane bere merak per gjendjen time shendetsore.Gjithashtu faleminderit edhe atyre qe iu be qejfi qe kjo ndodhi!" shkruan Binaj.

binaj.jpgbinaj3.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kapet gomonia me 800 kile marijuanë, arrestohen në flagrancë 2 shqiptarë
Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja si do të variojnë temperaturat »
Article Logic
Execution time: 0.011590003967285
array(1) { ["section"]=> string(134) "pas-aksidentit-reagon-florian-binaj-i-portokalli-hiqeni-celularin-kur-i-jepni-makines-jeta-juaj-vlen-me-shume-se-nje-selfie-foto-71816" }