Pas akuzave për diegien e makinës së Flori Mumajesit, Endri Prifti ka disa fjalë: Nuk bëjmë gjëra kaq të shpifura

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 08:52 21-12-2016 Pas akuzave për diegien e makinës së Flori Mumajesit, Endri Prifti ka disa fjalë: Nuk bëjmë gjëra kaq të shpifura

Këngëtari i njohur Endri Prifti po vazhdon turin e tij të muzikës në Amerikë, por nga andej nuk mund të mos i përgjigjet akuzave për diegien e makinës së Flori Mumajesit.

“Ne nuk mund të bëjmë gjëra kaq të shpifura sa flitet andej” shkruan Prifti të cilit siç duket i janë ngritur akuza se mund të ketë lidhje me ngjarjen për shkak edhe të debateve të fundit në 'E Diela Shqiptare' ku akuzoi hapur Artiola Toskën dhe Brunon se kënga e tyre pjesëmarrëse në 'Kënga Magjike' është e vjedhur.

Në këtë debat u pëfshi edhe Flori Mumajesi i cili ka bërë muzikën e këngës duke thënë se është i fyer nga akuzat e Priftit.

Reagimi i plotë:

Ju përshëndes në mes të luleve. Mbrekullia vetë , po ja dëgjova deri këtu në Las Vegas erdhi lajmi. Ne po shijojmë disa ditë pushimi me miqtë tanë duke vazhduar më tej , me koncertet tona në gjith Amerikën e bukur. Për tu çuditur nuk mendoja se do arinin të mendonin deri këtu. Ne kemi lindur edhe ritur së bashku me muzikën, i kemi shërbyer dhe na ka shërbyer në jetën tonë. I kemi shërbyer duke studiuar dhe punuar dhe na ka shërbyer për këta që Jemi dhe për të jetuar në dashuri me familjet tona, me shokë e me miq, që gjith jetën japim dhe marim dashuri dhe respekt. Ne mund të debatojmë për muzikën dhe shijet tona, për më tepër kur ato i bëjmë të hapura dhe publike, shprehim mendimin tonë të sinqertë për festivalet etj rreth muzikës, por nuk kemi menduar ndonjeherë të bëjmë gjëra kaq të cpifura sic po flitet andej për djegien e një makine. Ne i urojmë shëndet edhe 10 makina të tjera të ketë cdokush në atë vend , ne e përgëzojmë dhe i urojmë zoti ja shtoftë cdokujt të mirat. Këta Jemi ne, kjo është e vërteta jonë, kjo është krenaria jonë dhe faqe bardhësia jonë transparente. Gëzuar festat të gjithëve me shëndet dashuri e gjith të mirat."

endri444.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020457029342651
array(1) { ["section"]=> string(117) "pas-akuzave-per-diegien-e-makines-se-flori-mumajesit-endri-prifti-ka-disa-fjale-nuk-bejme-gjera-kaq-te-shpifura-63293" }