Pas akuzave të Doshit/ Rama dhe Meta takojnë Llallën në Kryeministri

Publikuar tek: aktualitet, më 10:18 03-03-2015 Pas akuzave të Doshit/ Rama dhe Meta takojnë Llallën në Kryeministri

Edi Rama ka përfunduar një takim me prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla në zyrën e tij në Kryeministri. Po kështu në mjediset para Kryeministrisë është parë edhe makina e kreut të Kuvendit Ilir Meta, dhe mësohet që në këtë takim ka shkuar edhe ai. Mësohet se i pranishëm në takim është edhe ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri.

Mendohet se takimi ka ardhur si rezultat i zhvillimeve të djeshme në Partinë Socialiste, pas përjashtimit të deputetit Tom Doshi dhe akuzave të tij se Edi Rama dhe Ilir Meta kanë dashur ta vrasin.

Nuk dihet me saktësi ende se çfarë ka diskutuar Rama me Llallën. Tahiri ka qëndruar edhe disa minuta me Ramën, pas largimit të Llallës.

Edhe dje ministri I Brendshëm u pa të hynte në zyrën e Ramës, pas takimit me kreun e Parlamentit, Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet në Itali biznesmeni shqiptar Gëzim Sallaku, për pastrim parash e mashtrim
Haki Çako emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit »
Article Logic
Execution time: 0.012084007263184
array(1) { ["section"]=> string(72) "pas-akuzave-te-doshit-rama-dhe-meta-takojne-llallen-ne-kryeministri-4842" }