Pas ankimimit të LSI, reagon Prokuroria për banorët e shpërngulur në Vorë: Kryefamiljarët me adresa fiktive

Publikuar tek: aktualitet, më 13:15 30-06-2015 Pas ankimimit të LSI, reagon Prokuroria për banorët e shpërngulur në Vorë: Kryefamiljarët me adresa fiktive

Çështja e 600 të regjistruarëve në Vorë, që u hap para zgjedhjeve, është kthyer sërish sot në qendër të debatit. Prokuroria shqiptare, pas verifikimeve të saj konstanton se shumë nga të thirrurit për verifikime rezultojnë me adresa fiktive. Prokuroria deklaron se u verifikuan 150 kontrata noteriale dhe u thirrën për t'u pyetur kryefamiljarët, të cilët sipas prokurorisë kanë adresa fiktive.

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar sot ankimim në KQZ për rezultatin e zgjedhjeve në Vorë. LSI, edhe para se të zhvilloheshin votimet ka denoncuar se në listat e votuesve ndodhen emra fiktivë, kërkesë e cila edhe aktualisht po shqyrtohet nga Prokuroria.

Vora ka qenë një zonë e nxehtë zgjedhore, por në përfundim të numërimit, rezultoi fitues kandidati i APPD, Fiqiri Ismaili, i cili garonte përballë kandidatit të ASHE, Luan Sallaku. Diferenca prej 258 votash ndau fituesin nga humbësi por nëse LSI arrin të fitojë betejën në KQZ dhe prokuroria del në përfundimin se regjistrimet e banorëve janë të jashtëligjshme, atëherë emri i kryetarit të bashkisë do jetë Luan Sallaku. Kuptohet, nëse numri i të regjistruarëve të gjetur me shkelje do të jetë më i madh se diferenca e votave mes rivalëve.

Pas shpalljes së rezultatit, aktivistë të LSI-së kanë organizuar edhe protesta duke pretenduar se zgjedhjet janë të manipuluara.KQZ do ta marrë në shqyrtim kërkesën e LSI-së, mbledhjen që do të zhvillohet nesër në orën 16:00.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arratisja spektakolare nga burgu i Drenovës, Prokuroria kërkon 135 vite burg
Rrihen me shkopinj e sende të forta azilantët shqiptarë me ata eritreanë, 16 të plagosur »
Article Logic
Execution time: 0.012900829315186
array(1) { ["section"]=> string(111) "pas-ankimimit-te-lsi-reagon-prokuroria-per-banoret-e-shperngulur-ne-vore-kryefamiljaret-me-adresa-fiktive-14964" }