Pas anullimit të zgjedhjeve/ Meta bën lëvizjen e rradhës, takime me partitë e opozitës

Publikuar tek: aktualitet, më 09:57 12-06-2019 Pas anullimit të zgjedhjeve/ Meta bën lëvizjen e rradhës, takime me partitë e opozitës

Pas anullimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit, Presidenti Ilir Meta do të nisë sot konsultimet me partitë e opozitës për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Sipas burimeve takimet e para do të zhvillohen pasditen e sotme në orën 19:00 me krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë.

Mësohet se takimet do të nisin fill pas vizitës në Kosovë, ku Presidenti Meta do të marrë pjesë në festimet e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Kohët e fundit vendi po përballet me një krizë të thellë politike, që pas daljes nga parlamenti të opozitës.

Opozita ka vijuar vazhdimisht me protesta kombëtare duke kërkuar rrëzimin e qeverisë Rama, ndërkohë ky i fundit ka theksuar se nuk do të largohet nga qeveria dhe këmbëngul se zgjedhjet e 30 Qershorit do të zhvillohen.

Disa ditë më parë presidenti Meta firmosi anullimin e zgjedhjeve pasi sipas tij, në këtë situatë në të cilën ndodhet vendi, këto zgjedhje mund të sjellin destabilitetin e vendit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021461963653564
array(1) { ["section"]=> string(91) "pas-anullimit-te-zgjedhjeve-meta-ben-levizjen-e-rradhes-takime-me-partite-e-opozites-167909" }