Pas arrestimit të nënës dhunuese, merret në mbrojtje 13 vjeçarja nga Saranda: Daja dhe tezja kërkojnë ta strehojnë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:08 21-01-2020 Pas arrestimit të nënës dhunuese, merret në mbrojtje 13 vjeçarja nga Saranda: Daja dhe tezja kërkojnë ta strehojnë Elisabeta Meta, duke dhunuar vajzen 13 vjeçare

Vajza 13-vjeçare e dhunuar sistematikisht nga nëna e saj është marrë në mbrojtje nga Policia dhe Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës.

Burime për newsbomb.al, bënë me dije se 41 vjeçarja është arrestuar menjëherë mbrëmjen e djeshme, pas transmetimit të pamjeve të rënda nga emisioni Fiks Fare, ndërsa qëllonte me shpulla në kokë dhe trup vajzën e mitur dhe e shante me fjalor rruge.

Sakaq, sot 13 vjeçarja është marrë në mbrojtje, pasi nëna e saj do të përballet me pasojat ligjore dhe ndjekjen penale për shkak të dhunës ndaj të miturës. E pyetur nga Fiks Fare, Alma Tandili kryetare e Agjencisë së Mbrojtjes së Fëmijëve, ka thënë se në bazë të ligjit do të pyetet fillimisht vajza dhe më pas nëse ajo pranon do të vendoset se kush do ta marrë në kujdestari.

“Deri tani, daja dhe tezja kanë kërkuar të strehojnë vajzën. Në do të verifikojmë kushtet sociale dhe ekonomike të dy familjeve dhe më pas do vendosim se ku do të akomodohet. Do të monitorojmë gjithçka”, është shprehur Alma Tandili.

Lexo edhe: Arrestohet 41 vjeçarja në Sarandë, rrahu barbarisht vajzën 13 vjeçe

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037448167800903
array(1) { ["section"]=> string(119) "pas-arrestimit-te-nenes-dhunuese-merret-ne-mbrojtje-13-vjecarja-nga-saranda-daja-dhe-tezja-kerkojne-ta-strehojne-192757" }