Pas arritjes së marrëveshjes për reformën zgjedhore, flet Hajdari dhe Vasili: U hodh një hap për të ecur përpara drejt BE

Publikuar tek: politike, më 14:24 14-01-2020 Pas arritjes së marrëveshjes për reformën zgjedhore, flet Hajdari dhe Vasili: U hodh një hap për të ecur përpara drejt BE

Pas përfundimit të tryezës së parë me të gjitha palët politike për reformën zgjedhore, ku u arritën disa konkluzione, një prej tyre që reforma zgjedhore të përfundojë deri më 15 mars, ka folur Petrit Vasili i cili ishte përfaqësuesi i LSI në tryezë dhe deputetja Rudina Hajdari  përfaqësuesja e opozitës parlamentare.

 Vasili ka thënë se arritja e marrëveshjes hap një proces të ri drejt BE. “Në këtë moment është hedhur një hap i  cili  në rast të përgjegjësisë së duhur dhe dualitetit nga pala tjetër do jetë një vendim për të ecur përpara, dhe do të hapte një proces të ri politik drejt BE i cili ka mbetur në udhëkryq”, ka thënë Vasili.

Ndërsa Hajdari shprehet se me reformën zgjedhore do të ketë një kod zgjedhor për një përfaqësim dinjitoz në parlament.

“Çfarë besojmë ne fort është që shqiptarët  të kenë një kod zgjedhor dhe një sistem zgjedhor për të pasur një përfaqësim dinjitoz në parlament. Sot bashkë me grupin tim parlamentar vërtetuam që kemi marrë një vendim dinjitoz për të ardhmen e shqiptarëve”, ka thënë Hajdari.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.049245834350586
array(1) { ["section"]=> string(126) "pas-arritjes-se-marreveshjes-per-reformen-zgjedhore-flet-hajdari-dhe-vasili-u-hodh-nje-hap-per-te-ecur-perpara-drejt-be-192032" }