Pas artistit, Jozefina TOPALLI merr mbështetjen nga Adrian Ndreca: Në nji klimë politike me ‘bura’ dhe femna të përçuduna, angazhimi i saj asht pozitiv (DEKLARATA)

Publikuar tek: politike, më 13:25 29-10-2020 Pas artistit, Jozefina TOPALLI merr mbështetjen nga Adrian Ndreca: Në nji klimë politike me ‘bura’ dhe femna të përçuduna, angazhimi i saj asht pozitiv (DEKLARATA)

Jozefina Topalli pas mbështetjes publike nga këngëtari shkodran Frederik Ndoci, ka marrë edhe mbështetjen e studiuesit Ardian Ndreca, i cili përgëzon ish-eksponenten e lartë të PD për iniciativën.

Ndoci shkruan se i ka pëlqyer fjalimi i Topallit dhe se ajo mbetet një nga politikantët me karakter të spikatur në historinë bashkohore.

“Më pëlqeu fjalimi i Jozefina Topallit, e cila me gjithë zhgënjimet që mund t’i ketë shkaktue ndokujt (jo veç për arsyena parimore por edhe pse s’i ka rregullue mbesën apo nipin në parlament) mbetet politikania ma me spesor dhe me karakter të spikatun në historinë tonë bashkëkohore. Kjo s’domethanë se s’ka ba gabime.

Në nji klimë politike me ‘bura’ dhe femna të përçuduna, angazhimi i saj asht pozitiv, ndoshta nji të nesërme e merr në dorë dhe e bashkon të djathtën tue përzanë zuzarët e sotëm!

Nuk e duen për shumë arsye, e të gjitha bashkë bahen nji arsye e madhe për nji person me vullnet të fortë si ajo për me ecë përpara tue kujtue fjalët e Dante Alighierit: “non ragionam di lor, ma guarda e passa!”

Femnat e atij krahu politik, t’paktën për empati duhet ta ndienin pozitivisht angazhimin e elementit të gjinisë së tyne në politikë, por siç duket kajherë e dallojnë filigranen e konstantes së elementit femnor (das eëig ëeibliche goethiane) dikund tjetër,” shkruan Ndreca në postimin e tij.

Jozefina Topalli, shpalosi dje lëvizjen e re për ndryshim sic tha ajo, ndërkohë që priste që një lëvizje të dilte kundër treshes Rama-Meta-Basha. E kur kjo nuk ndodhi, Topalli mori iniciativën për të qenë në krye të lëvizjes deri në zgjedhjet e 25 prillit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A i trembeni përballjes me ‘zonjën e hekurt të PD’? Basha ndërpret gazetaren dhe përgjigjet shkurt për Jozefina Topallin
Mazhoranca nuk pyet as për ndërkombëtarët, as për Metën! Miraton ndryshimet në Kodin Zgjedhor »
Article Logic
Execution time: 0.013262987136841
array(1) { ["section"]=> string(163) "pas-artistit-jozefina-topalli-merr-mbeshtetjen-nga-adrian-ndreca-ne-nji-klime-politike-me-bura-dhe-femna-te-percuduna-angazhimi-i-saj-asht-pozitiv-deklarata-225637" }