Pas atakut të zemër të portierit, gruaja e Iker Casillas jep lajmin e hidhur

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:00 22-05-2019 Pas atakut të zemër të portierit, gruaja e Iker Casillas jep lajmin e hidhur

Vetëm tre javë pasi Iker Casillas pësoi një atak në zemër, gruaja e portierit të Portos ka zbuluar se po lufton me kancerin në mitër.

Sara Carbonero ka lajmëruar ditën e martë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale mbi gjendjen e saj.

“Kur akoma nuk ishim qetësuar nga ajo që i ndodhi burrit tim, tani jeta na ka befasuar përsëri. Këtë herë jam unë që kam atë fjalë me gjashtë gërma që akoma e kam të vështirë ta them.

Disa ditë më parë, gjatë një kontrolli, doktorët kanë gjetur një tumor në pjesën e vezoreve të vagjinës. Duhet të operohem. Çdo gjë është ok dhe fatmirësisht e kapa në kohë, por më duhet të luftoj muajt e ardhshëm teksa marr trajtimin.

Jam e qetë dhe me besim se çdo gjë do të jetë ok. E di që rruga do të jetë e vështirë, por gjithashtu do të ketë një fund të lumtur. Kam mbështetjen e familjes dhe miqve të mi, si dhe të një stafi mjekësor të kualifikuar", ka shkruar ajo.

12971196-7055441-The_legendary_keeper_responded_positively_to_a_series_of_tests_a-a-10_1558467370075.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021519899368286
array(1) { ["section"]=> string(82) "pas-atakut-te-zemer-te-portierit-gruaja-e-iker-casillas-jep-lajmin-e-hidhur-165227" }