Pas Avdullah Hotit, infektohet me Covid-19 dhe zëvendëskryeministri i Kosovës

Publikuar tek: rajon, më 14:15 04-08-2020 Pas Avdullah Hotit, infektohet me Covid-19 dhe zëvendëskryeministri i Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga Lidhja Demokratike, Driton Selmanaj, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Selmanaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai shkuar se ka rezultuar pozitiv në testin që i është nënshtruar dhe se është asimptomatik.

Ndër të tjera ai është shprehur se është izoluar dhe se do të qëndrojë dy javë në karantinë.

“Dje e kam bërë testin për covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik. Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme.

Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës ti kryej nga shtëpia,” shkruan Selmanaj.

Kujtojmë që  2 ditë më parë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010599136352539
array(1) { ["section"]=> string(83) "pas-avdullah-hotit-infektohet-me-covid-19-dhe-zevendeskryeministri-i-kosoves-216048" }