Pas Bashës, ambasadori Lu i shkon në zyrë Monika Kryemadhit

Publikuar tek: politike, më 13:37 20-12-2017 Pas Bashës, ambasadori Lu i shkon në zyrë Monika Kryemadhit

Fill pas takimit me kreun e PD, Lulzim Basha, ambasadori i SHBA, Donald Lu është ndalur direkt në selinë e LSI.

Në këto momente po zhvillon një takim “kokë më kokë” me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi te selia e LSI.

Ky takim vjen dy ditë pas protestës së dhunshme që u zhvillua para godinës së Kuvendit, si dhe brenda tij nga deputetët e opozitës.

Ndërkohë, ambasada e SHBA reagoi ditën e hënë, ditë kur u mhajt protesta dhe u votua në një seancë të pazakontë kryeprokurorja e re e përkohshme, Arta Marku duke dënuar ashpër protestat e dhunshme, duke i dhënë “OK” Arta Markut ndërsa atakoi edhe ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla që sipas zyrtarëve amerikanë nuk pati guximin të hetojë politikanët e korruptuar.

   

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020294904708862
array(1) { ["section"]=> string(65) "pas-bashes-ambasadori-lu-i-shkon-ne-zyre-monika-kryemadhit-103753" }