Pas Berlinit, edhe Parisi kritikon deklaratat e Trump: Përgjigjja më e mire është bashkimi

Publikuar tek: bota, më 15:54 16-01-2017 Pas Berlinit, edhe Parisi kritikon deklaratat e Trump: Përgjigjja më e mire është bashkimi

Shefi francez i diplomacisë, Jean Marc Ayrault deklaroi se përgjigjja që duhet t’u japin evropianët deklaratave të Donald Trump mbi BE-në apo Brexit është të tregojnë unitetin e tyre.

“Përgjigja më e mirë ndaj intervistës së presidentit amerikan është uniteti i evropianëve duke bërë bllok”, deklaroi Ayrault para një mbledhje të BE-së në Bruksel, si përgjigje ndaj deklaratave të presidentit të zgjedhur amerikan në një intervistë për të përditshmen britanike “Times” dhe atë gjermane “Bild”.

Trump ka shprehur gjithashtu se Britania e Madhe bëri mirë që doli nga BE-ja dhe se kjo e fundit është një instrument gjerman.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministri gjerman takim urgjent me kreun e NATO-s, Steinmeier: Deklarata e Trump është shqetësuese
Këto janë fjalëkalimet më të përdorura gjatë 2016-s. Me siguri dhe ju nuk bëni përjashtim »
Article Logic
Execution time: 0.0091052055358887
array(1) { ["section"]=> string(94) "pas-berlinit-edhe-parisi-kritikon-deklaratat-e-trump-pergjigjja-me-e-mire-eshte-bashkimi-65682" }