Pas Biblës dhe Kuranit, Rama uron mëngjesin me vargje nga Fletorja e Bektashinjëve: Mos e ndy shpirtin në jetë…

Publikuar tek: aktualitet, më 07:56 09-12-2019 Pas Biblës dhe Kuranit, Rama uron mëngjesin me vargje nga Fletorja e Bektashinjëve: Mos e ndy shpirtin në jetë…

Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama i uron mirëmgjesin shqiptarëve përmes disa fjalëve të shenjta që i përkasin besimeve të ndryshme.

Sot Rama është ndalur tek Fletorja e Bektashinjëve, duke cituar shkrimtarin e madh Naim Frashërin.

‘FJALËT E SHENJTA: Nga Naim Frashëri, faqja 26 tek “Mirësija”, në Fletoren e Bektashinjët: Mos e ndy shpirtin në jetë, Zemërënë mos e lyej, Shko n'udhëzët të vërtetë, Mos u kthe e mos u thyej’, shkruan Rama.

Kujtojmë që më herët ai ka përdorur vargje nga Bibla apo dhe sure nga Kurani. Të gjithë këtë inkurajim, kryeministri ka filluar ta ndajë që pas tragjedisë së tërmetit të 26 nëntorit.

78910692_10157231608041523_8576383901461643264_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027452945709229
array(1) { ["section"]=> string(115) "pas-bibles-dhe-kuranit-rama-uron-mengjesin-me-vargje-nga-fletorja-e-bektashinjeve-mos-e-ndy-shpirtin-ne-jete-188819" }