Pas Bimes dhe Krosit, IKMT padit kreun e Shkodrës, Lorenc Luka: Sulm politik me afrimin e zgjedhjeve

Publikuar tek: aktualitet, më 13:54 11-03-2015 Pas Bimes dhe Krosit, IKMT padit kreun e Shkodrës, Lorenc Luka: Sulm politik me afrimin e zgjedhjeve Loren Luka

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar sot penalisht kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Lukën. Kallëzimi në drejtim të tij është bërë për disa raste shkeljesh në dhënien e lejeve të ndërtimit. Luka akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim. Por Luka ka reaguar menjëherë duke e quajtur një sulm politik për zgjedhjet vendore si dhe duke shtuar se për kallëzimin është njohur nga mediat dhe se nuk ka shkresë zyrtare nga Inspektoriati. “Eshtë thjesht një goditje politike për shkak të afrimit të zgjedhjeve vendore” deklaron kreu i Bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka. Luka ka fituar Bashkinë e Shkodrës nën siglën e Partisë Demokratike dhe Aleancës për Qytetarin''

Pas kallëzimit të IKMT-së për kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës dhe Bashkisë së Peshkopisë vjen kallëzimi edhe për kreun e Bashkisë së Shkodrës.

“Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka akuzohet nga IKMT për shpërdorim të detyrës në bashkëpunim. Së bashku me të, kallzohen edhe ish-anëtarët e KRRT si dhe shtetasja Aida Shllaku, aktualisht me detyrë; drejtore e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit. Janë disa raste kur këta shtetas me funksione të larta publike, kanë shkelur parashikimet e detyrueshem ligjore, duke miratuar leje ndërtimi në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, si kur kanë qenë funksionarë të KRRT-së bashkia Shkodër, si dhe tani në detyrat që ushtrojnë aktualisht. “, bën me dije IKMT-ja, duke shtuar se janë ndjekur penalisht edhe Sezai Kraja me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të kësaj bashkie si dhe Isa Gjonkecaj dhe Arben Llalloçi . 

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit paditi edhe kryetarin e Bashkisë Peshkopi Ilir Krosin dhe 3 inspektorë të saj në këtë bashki. Kallëzimi erdhi pas paditjes të kreut të Bashkisë Gjirokastër Flamur Bime, për lejimin e ndërtimit të 5 kateve pa leje në një pallat në qytetin e Gjirokastrës.

Ilir Krosi dhe tre inspektorët e IKMT Gafur Gazidede, Halil Zhuka dhe Dilaver Drizi, u akuzuan për shpërdorim detyre pasi nuk ndaluan ndërtimet e paligjshme.

Krosi reagoi në lidhje me kallëzimin e bërë ndaj tij nga IKMT duke thënë se është i gatshëm të përballet me drejtësinë pasi sipas tij gjithçka ka lidhje me njollosjen e emrit të tij.Krosi tha se ka shkëmbyer informacion dhe ka bashkëbunuar me INUK për shembjen e disa shtesave të vogla apo ndërtimeve të cilat kanë qenë të pambaruara. Sipas tij Bashkia Peshkopi kishte 4 vjet që nuk lëshon leje ndërtimi.

Kurse Bime Bime u padit nga IKMT për shkak të lejes së dhënë për ndërtimin e një pallati 7-katësh në lagjen “18 shtatori” të Gjirokastrës. Vendimi i Bimes për pallatin 7-katësh është marrë gjatë kohës që ai drejtonte KRRT-në, ndërsa të kallëzuar nga IKMT janë edhe disa zyrtarë të tjerë të këtij qyteti.

Leja është dhënë me afat një vit në vitin 2009, por më pas në kundërshtim me çdo të dhënë urbanistike dhe të ligjeve është lejuar edhe një shtesë prej 5 katesh. IKMT ka kallëzuar po ashtu edhe Kryeinspektorin dhe inspektorët e IKMT të bashkisë Gjirokastër, Ilir Çumaku dhe Antoneta Çako.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sondazhi i Newsbomb.al, ja cilat janë rezultatet paraprake të kandidatëve të bashkive
Skandal në zyrat e hipotekës, zyrtarët bëjnë skena perversiteti, shkarkohen nga detyra(Video) »
Article Logic
Execution time: 0.0085000991821289
array(1) { ["section"]=> string(60) "pas-bimes-dhe-krosit-ikmt-padit-lorenc-luken-e-shkodres-5550" }