Pas BREXIT, rreziku i skenarit francez FREXIT

Publikuar tek: bota, më 13:14 01-05-2017 Pas BREXIT, rreziku i skenarit francez FREXIT

Pas BREXIT, rreziku i një skenari francez FREXIT është artikuluar edhe nga kandidati për presidencën franceze, Emmanuel Macron.

Fillimisht, ka qenë ideja e Marine Le Pen, por tashmë dhe vet kandidati i qendrës, një mbështetës i hapur i BE-së, e përmend këtë rrezik duke treguar se ai është real.

“Bashkimi Europian duhet të reformohet, në të kundërt do të përballet me mundësinë e një shkëputjeje të Francës”, u shpreh për BBC, Marcon.

“Unë jam një proeuropian. E kam mbështetur vazhdimisht gjatë fushatës idenë europiane, sepse besoj që është tejet e rëndësishme për popullin francez dhe për vendin që zë kombi ynë në raport me globalizimin. Problemi është se gati gjysma e Francës është e zemëruar me idenë europiane. Ne duhet t’ia vëmë veshin popullit, duhet ta marrim në konsideratë pakënaqësinë e tij. Ndaj them se mandati im do të lidhet njëkohësisht me reformimin e thellë të BE-së dhe projektit tonë europian”, u shpreh Macron.

Zgjedhësit francezë u drejtohen të dielën qendrave të votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku gjenden përballë njëri-tjetrit dy fituesit e raundit të parë, Macron dhe Le Pen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhjetë gjërat për Kim Jong-un që u mësuan nga shokët e shkollës
Sulmet terroriste, ndërhyn policia dhe arreston 3 vajza në Londër »
Article Logic
Execution time: 0.012168884277344
array(1) { ["section"]=> string(50) "pas-brexit-rreziku-i-skenarit-francez-frexit-77052" }