Pas Britanisë, ja kush është vendi i dytë që miraton përdorimin emergjent të vaksinës Pfizer

Publikuar tek: bota, më 15:58 05-12-2020 Pas Britanisë, ja kush është vendi i dytë që miraton përdorimin emergjent të vaksinës Pfizer

Bahreini një ishull në gjirin Persik është vendi i dytë në botë që ka miratuar përdorimin emergjent të vaksinës kundër COVID-19 të zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech.

Sipas ‘aljazeera’ Bahreini ka dhënë autorizimin e përdorimit emergjent të kësaj vaksine, për t’u përdoruar nga grupet me rrezik më të lartë ndaj Covid-19.

“Bahreini ka aprovuar vaksinën Pfizer/BioNTech, që do të përdoret për grupet më të rrezikuara nga COVID-19,”-ka thënë Autoriteti Kombëtar i Rregullatorit të Shëndetit të Bahreinit (NHRA).

Sakaq, Bahreini nuk tha sa vaksina ka blerë, as kur do të fillonin vaksinimet

Sfida me e madhe për këtë shtet është se kushtet në të cilat duhet të mbahet vaksina. Ato duhet të transportohen dhe ruhen në temperatura ultra të ftohta afërsisht minus 70 gradë Celsius.

Kujtojmë që deri më tani në Bahreini 341 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 87,600.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E bujshme/ Publikohet testamenti i Maradonës, kush janë tre familjarët që ka përjashtuar nga përfitimi i pasurisë
»
Article Logic
Execution time: 0.010172843933105
array(1) { ["section"]=> string(98) "pas-britanise-ja-kush-eshte-vendi-i-dyte-qe-miraton-perdorimin-emergjent-te-vaksines-pfizer-230281" }