Pas Cakajt, edhe Shahini reagon për “Nobelin” ndaj adhuruesit të Millosheviçit: Jam tmerruar

Publikuar tek: aktualitet, më 17:12 10-10-2019 Pas Cakajt, edhe Shahini reagon për “Nobelin” ndaj adhuruesit të Millosheviçit: Jam tmerruar

Pas ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, edhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar për dhënien e çmimit ‘’Nobel për Letërsi’’ shkrimtarit austriak Peter Handke.

Përmes një statusi në 'Facebook', Shahini shprehet e indinjuar nga ky vendim.

Ministrja deklaron se si mbështetëse e paqes në botë, është tmerruar nga kjo fitore.

'Refuzuesit të genocidit, përkrahësit të Slobodan Millosheviçit, Peter Handke, iu dha një çmim Nobel për letërsinë. Si viktimë e agresionit të Millosheviçit në Ballkan dhe si mbështetëse e paqes në botë, jam tmerruar nga ky vendim', shkruan Shahini.

Kujtojmë që Handke është një shkrimtar i urryer për shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, pasi njihet për deklaratat dhe qëndrimet e tij antishqiptare, por edhe si adhurues i liderit serb, Sllobodan Millosheviç. Madje, me deklaratat e tij antishqiptare dhe adhurimin që i bënte Millosheviçit, ai krijoi mjaft antipati edhe në Gjermani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039764881134033
array(1) { ["section"]=> string(95) "pas-cakajt-edhe-shahini-reagon-per-nobelin-ndaj-adhuruesit-te-milloshevicit-jam-tmerruar-181534" }