Pas COVID-it, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi do të përballet me një tjetër sfidë, Këshilli Bashkiak i ngre padi

Publikuar tek: politike, më 22:22 25-09-2020 Pas COVID-it, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi do të përballet me një tjetër sfidë, Këshilli Bashkiak i ngre padi Voltana Ademi

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ndodhet e karantinuar në shtëpi pasi është e infektuar me COVID-19, por pas sfides me virusin asaj do t’i duhet të përballet me një tjetër betejë, këtë herë në Gjykatë.

Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka ngritur padi ndaj Ademit për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të KF Vllaznia.

Vendimet e Këshillit Bashkiak i janë vënë në dispozicion Ademit, por ajo i ka kthyer me argumentin se dokumentacioni nuk është në formën e duhur ligjore.

Por në QKB rezulton se nga ana e administratorit të K.F Vllaznia janë depozituar për regjistrim akte të nënshkruara nga ana e Voltana Ademit dhe jo akte të nënshkruara nga Këshilli Bashkiak.

Ndaj Këshilli Bashkiak pretendon se Voltana Ademi i ka tejkaluar kompetencat e saj, duke mos dorëzuar në  QKB aktet e ligjshme të miratuara në mbledhjen e datës 29.05.2020.

a9c8d76f-90e3-425b-8e77-e73a0d5a9130.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011106967926025
array(1) { ["section"]=> string(125) "pas-covid-it-kryebashkiakja-e-shkodres-voltana-ademi-do-te-perballet-me-nje-tjeter-sfide-keshilli-bashkiak-i-ngre-padi-221684" }