Pas DASH edhe BE në mbrojtje të ambasadorëve të huaj, i përgjigjet METËS: Askush mos të vërë në dyshim integritetin e DIPLOMATËVE tanë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:36 22-11-2019 Pas DASH edhe BE në mbrojtje të ambasadorëve të huaj, i përgjigjet METËS: Askush mos të vërë në dyshim integritetin e DIPLOMATËVE tanë

Pas reagimit të Departamenti i Shtetit, ka reaguar edhe zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç, e cila i është përgjigjur komenteve të presidentit Ilir Meta ndaj ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe diplomatëve amerikanë.

Sipas Koçijançiç, deklaratat dhe veprimet e përfaqësuesve të BE përfaqësojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e BE-së, të cilët po punojnë për t’i mbështetur përpjekjet e Shqipërisë dhe për t’i çuar përpara reformat thelbësore.

Më tej, Koçijançiç shton se beson tek bashkëpunimi me të gjithë aktorët në vend, me qëllim promovimin e partneritetit me Shqipërinë.

'Deklaratat e përfaqësuesve të autoriteteve shqiptare dhe partive politike që vënë në dyshim integritetin e bashkësisë diplomatike të Bashkimit Evropian në Tiranë për qëndrime të shprehura në cilësinë e tyre institucionale janë krejtësisht të papranueshme. Deklaratat dhe veprimet e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian përfaqësojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e BE-së. Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për punën e shkëlqyer që Ambasadori i BE-së dhe Delegacioni i BE-së po bëjnë për ta sjellë vendin më pranë Bashkimit Evropian. Bashkimi Evropian, të gjithë përfaqësuesit e tij dhe vendet anëtare po punojnë për t’i mbështetur në mënyrë efektive përpjekjet e Shqipërisë për t’i çuar përpara reformat thelbësore në dobi të qytetarëve shqiptarë. Ne besojmë se respekti dhe bashkëpunimi është i garantuar nga të gjithë aktorët në vend, me qëllim promovimin e partneritetit tonë me Shqipërinë', shprehet Maja Koçijançiç.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019597053527832
array(1) { ["section"]=> string(139) "pas-dash-edhe-be-ne-mbrojtje-te-ambasadoreve-te-huaj-i-pergjigjet-metes-askush-mos-te-vere-ne-dyshim-integritetin-e-diplomateve-tane-186844" }