Pas debatit me demokratët, Edi Rama publikon videon që i nxjerr zbuluar

Publikuar tek: aktualitet, më 13:51 14-05-2017 Pas debatit me demokratët, Edi Rama publikon videon që i nxjerr zbuluar

Pas debatit me demokratët, të cilët akuzuan Ramën se publikoi foton shumë para se protesta të vijonte në shesh, ka reaguar kryeministri.

 Rama ka publikuar një foto dhe një video që nxjerr zbuluar opozitën.

POSTIMI I EDI RAMËS: 

Meqë dje bëmë debat me ca miq demokratikas këtu në rrjet, të cilët kembëngulnin se fotoja që unë postova ishte bërë dy orë përpara fillimit të protestës "me të madhe në histori", meqë me akuzuan madje për trukim të fotos, po edhe meqë unë s'jam nga ata që terhiqem kur perballem me argumentin e forcëes e jo me forcen e argumentit, per te gjithe miqte demokrate ne kete rrjet, po postoj nje video dhe nje foto.

Videon ma nisi nje mik i rrjetit, është bërë gjatë kendimit te himnit dhe nuk besoj se do me thote kush nder kundershtonjesit e djeshem, se himni nuk kendohet ne fillim te aktivitetit po dy ore perpara?

Foton po ashtu, e mora nga nje tjeter mik i rrjetit, eshte faqja e pare e gazetes se PD-se sot, ku del qarte se njesoj siç numrat e protestes ne gojen e udheheqjes se çartur demokratikase jane pjelle e fantazise, edhe dendesia e protestuesve ne foton kryesore te organit te asaj partie, eshte pjelle e nje fotoshopimi qesharak?

Prandaj, miq demokratikas ketu ne rrjet, debatoni sa te doni me mua, me kundershtoni sa t'u doje qejfi, po aman, ju lutem, per respekt ndaj vetes ne radhe te pare, bejeni "luften" me mua, me syte tuaj, jo me syte e udheqesve te verber, qe ju duan peng; me zerin tuaj, jo me zerin e altoparlanteve te udheheqjes, qe ju duan shurdhe; me mendjen tuaj, jo me mendjen e te marreve ne udheheqje, qe ju duan mish per top kunder drejtesise se re dhe Shqiperise qe duam.

RAMA_RAMA.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Makinës i vihet flaka dhe braktiset në mes të rrugës, hetohet për ndonjë krim të mundshëm
Ngjarje e rëndë, 19-vjeçari shkon për t’u larë por mbytet në liqen »
Article Logic
Execution time: 0.010771989822388
array(1) { ["section"]=> string(76) "pas-debatit-me-demokratet-edi-rama-publikon-videon-qe-i-nxjerr-zbuluar-78603" }