Pas deklaratave "bombë" të Donald Lu, nisin hetimet për kryebashkiakun e rëndësishëm dhe një deputet

Publikuar tek: politike, më 07:05 04-10-2017 Pas deklaratave

Një ditë pas deklaratave të forta të ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu për 4 klane kriminale në Shqipëri policia godet bandën e Durrësit dhe mikut të Lul Berishës.

Por në vazhdën e këtyre arrestimeve të bujshme gjatë natës së mbrëmshme,  botuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikoll Lesi i ftuar në emisionin e Artur Zhejit në Ora News bëri një deklaratë të fuqishme. Ai tha se pas arrestimeve në Durrës ka nisur hetimi edhe për një kryebashkiak dhe një deputet.

“Sapo njoftohen arrestime në Durrës të Bandës së Lul Berishës. Po hetohet një kryebashkiak i rëndësishëm dhe një deputet”, u shpreh Lesi. Menjëherë ka ndërhyrë Zhëeji dhe pyeti nëse ka të bëjë me kryebashkiakun e Durrësit.

“Nuk thashë kryebashkiak të Durrësit. Një kryebashkiak. Ministria e Brendshme sapo ka filluar arrestime në Durrës. Fati i kësaj mazhorance varet vetëm nga një ministër, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj”, u shpreh më tej Lesi, i cili ka bërë një paralajmërim të bujshëm lidhur me arrestimet e politikanëve të korruptuar.

Ai tha se arrestimet do nisin në muajin mars, dhe në pranga do bien peshqit e mëdhenj.

“Brenda marsit do të ketë arrestime të bujshme. Do të kërcasin prangat mbi çdo politikan të korruptuar. Shërbimet kanë ardhur po rregullojnë dhe sistemojnë dosjet e peshqve të mëdhenj dhe do të ketë peshq të mëdhenj në pranga”, tha Lesi. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasadorja Schutz: Vettingu do sjellë investimet gjermane në Shqipëri
Kritikat e Donald Lu për sistemin e drejtësisë, Rama takim me Ruçin e Xhafajn »
Article Logic
Execution time: 0.0066869258880615
array(1) { ["section"]=> string(103) "pas-deklaratave-bombe-te-donald-lu-nisin-hetimet-per-kryebashkiakun-e-rendesishem-dhe-nje-deputet-94655" }