Pas deklaratës së fortë për armatosjen e shqiptarëve, ja ç’po bën Meta tani (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:22 17-06-2017 Pas deklaratës së fortë për armatosjen e shqiptarëve, ja ç’po bën Meta tani (FOTO)

Pas deklaratës së fortë të kreut të kuvendit dhe presidentit të ardhshëm Ilir Meta se populli do të armatoset nëse nuk arrestohen autorët që dhunuan mbrëmë kryeplakun e fshatit Rraboshtë në Lezhë këshilltari i tij na tregon se ku ndodhet në këto momente.

Ai shkoi në Lezhë menjëherë pas mbarimit të seancës së jashtëzakonshme plenare ku takoi kryeplakun e dhunuar Gjovalin Gjini nga tre persona ende në kërkim, ndërsa ngjarja u cilësua për motive politike.

Nga Lezha Meta lëshoi deklaratën e rëndë duke thënë se: “Do ta armatos unë popullin nëse policia nuk i lidh këta zagarë”.

Por, pak minuta më vonë Meta shfaqet në këtë foto të publikuar në këto momente nga këshilltari i tij Emiljano Aleksi me Gjinin, sot pasi ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa bie në sy tryeza para tyre. Atyre u është shërbyer raki, në shenjë mikpritje, pasi edhe zona e veriut njihet për tradita të forta për mikun e ardhur në shtëpi.

Po ashtu, ata kanë ngritur edhe një gisht lart, duke nënkuptuar thirrjen për të votuar numrin 1 në listën e votimit, LSI. 

emiu.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021416902542114
array(1) { ["section"]=> string(85) "pas-deklarates-se-forte-per-armatosjen-e-shqiptareve-ja-c-po-ben-meta-tani-foto-82845" }