Pas denoncimit të PD shkarkohet drejtori i shkollës në Berat, paraqiti vërtetim fals

Publikuar tek: aktualitet, më 21:04 14-09-2015 Pas denoncimit të PD shkarkohet drejtori i shkollës në Berat, paraqiti vërtetim fals

Pas denoncimit të Partisë Demokratike se drejtori i shkollës profesionale “Kristo Isak” në Berat, Armelin Çili ka qenë i dënuar në vitin 2013 për korrupsion dhe për abuzim me ndihmën ekonomike, ka ardhur reagimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale.

MMSR ka deklaruar se përpara emërimit në këtë institucion Çili ka paraqitur një vërtetim ku nuk tregohej se ka qenë i dënuar, por pas verifikimit të vendimit të Gjykatës, ministria i ka kërkuar drejtorit që të dorëhiqet nga ky pozicion.

Pas largimit nga ky pozicion, Çili është shprehur se akuzat e demokratëve janë shpifje dhe se ai nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga ndihma ekonomike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alarm në Holandë, mafia shqiptare po fuqizohet, 160 të kërkuar nga Interpoli
Keni fituar gjyqin dhe doni të riktheheni në punë? Qeveria thotë “JO” ! Ja kush preket nga ndryshimi i Kodit të Punës »
Article Logic
Execution time: 0.01111102104187
array(1) { ["section"]=> string(89) "pas-denoncimit-te-pd-shkarkohet-drejtori-i-shkolles-ne-berat-paraqiti-vertetim-fals-20768" }