Pas dështimit të marrëveshjes për Zgjedhoren, ambasadorët vihen në lëvizje, Kim, Soreca dhe Norman mblidhen papritur në grup me Bashën

Publikuar tek: politike, më 12:03 01-06-2020 Pas dështimit të marrëveshjes për Zgjedhoren, ambasadorët vihen në lëvizje, Kim, Soreca dhe Norman mblidhen papritur në grup me Bashën Takim i meparshem ne seline e PD

Pas mbledhjes me aleatët dhe ekspertët e PD kreu demokrat Lulzim Basha do të zhvillojë takim me ambasadorët po në selinë blu.

 

Bëhet me dije se ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ambasadori i BE Luigi Soreca dhe ambasadori i Britanisë Duncan Norman do të mbërrijnë në selinë e PD në orën 15:00 për t'u takuar me Bashën.

Basha që më 26 maj u zotua para Yuri Kim se Reforma Zgjedhore përfundon më 31 maj por kjo e fundit pranoi se ky nuk është kusht i ndërkombëtarëve por i palëve. 

Dje ishte afati i fundit i vendosur për finalizimin e Reformës Zgjedhore, por pas një mbledhjeje disa orëshe në Këshillin Politik palët nuk arritën në marrëveshje.

Palët politike kanë qenë larg akordit të paktën në 2 pika, atë të identifikimit biometrik dhe reformimit të administratës zgjedhore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099449157714844
array(1) { ["section"]=> string(138) "pas-deshtimit-te-marreveshjes-per-zgjedhoren-ambasadoret-vihen-ne-levizje-kim-soreca-dhe-norman-mblidhen-papritur-ne-grup-me-bashen-208609" }