Pas disa orë debatesh, Kuvendi miraton ndryshimet për buxhetin e vitit 2015

Publikuar tek: politike, më 21:55 10-09-2015 Pas disa orë debatesh, Kuvendi miraton ndryshimet për buxhetin e vitit 2015

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar pas disa orësh debat mes opozitës dhe mazhorancës aktin normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2015.

Më 74 vota pro dhe 23 kundër janë miratuar ndryshimet në buxhet.

Një pjesë e mirë e deputetëve të mazhorancës, së bashku me ministrat dhe kryeministrin Edi Rama nuk kanë qenë pothuajse farë të pranishëm në sallë, të cilën e kanë braktisur atë pas mbarimit të fjalës përshëndetëse të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Disa deputetë të PS-së janë shfaqur në sallën e Kuvendit, vetëm pak minuta përpara votimit të aktit normativ.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027426958084106
array(1) { ["section"]=> string(80) "pas-disa-ore-debatesh-kuvendi-miraton-ndryshimet-per-buxhetin-e-vitit-2015-20493" }