Pas distancimit të RAMËS, Safet Gjici kërkon FALJE për heqjen e titullit 'Nderi i Kukësit' për Veton Surroin: U NXITUAM, por e kërkuan 57 famije nga UÇK

Publikuar tek: politike, më 17:31 27-11-2020 Pas distancimit të RAMËS, Safet Gjici kërkon FALJE për heqjen e titullit 'Nderi i Kukësit' për Veton Surroin: U NXITUAM, por e kërkuan 57 famije nga UÇK

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka reaguar pas heqjes së titullit "Nderi i Qarkut Kukës" politikanit kosovar Veton Surroi.

Pas diferencimit të kryeministrit Edi Rama nga ky vendim, ka vendosur të diferencohet edhe Gjici.

Rama u shpreh se ky vendim i Këshillit të Kukësit është një lajthitje kolektive, por uron që Prefekti ta refuzojë.

Nga ana tjetër, Gjici e ka hequr përgjegjësinë nga vetja, duke thënë se ky vendim është Këshillit të Qarkut Kukës dhe jo i këshillit Bashkiak Kukës.

Sipas tij, vendimi merr formë vetëm nëse konfirmohet nga Prefekti i Qarkut. Ndërkohë që pas disa minutave, Gjici e ka fshirë këtë postim dhe ka hedhur një tjetër, por edhe atë e ka fshirë direkt pastaj dhe e ka ripostuar sërish. 

"Reagim i Detyruar!

Nisur nga shumë lajme nga media dhe portalet për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, duhet sqaruar se ky është një projekt -vendim i Këshillit të Qarkut Kukës dhe jo i këshillit Bashkiak Kukës.

Ky projekt -vendim kolegjial i marrë nga Këshilli i Qarkut ,merr formë nëse do konfirmohet nga Prefekti i Qarkut sipas bazës Ligjore",- shkruan Gjici në postimin e parë. 

Ndërsa në postimin e dytë ai kërkon falje për vendimin e Këshillit të Qarkut për heqjen e titullit "Nderi i Qarkut Kukës", të Veton Surroit. Ai ka deklaruar gjithashtu se heqjen e këtij titulli e kanë kërkuar 57 familje të dëshmorëve të UÇK-së. 

"Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut , lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së!
Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale.
Safet Gjici, kryetar i Bashkisë Kukës",- shkruan Gjici në postimin e dytë. 

safet_gjici.png

gjici.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « COVID i mori jetën ish-kryebashkiakut të Pukës, Basha mesazh ngushëllimi: Do kujtohet përherë nga brezat e nxënësve që arsimoi dhe familjet pukjane për të cilat punoi pa pushim
‘Ça nderi i qarkut është ky, ta heqim sot’, del video ku Safet Gjici kërkon me ngulm që Veton Surroit t’i hiqet titulli, si ndryshoi qëndrim kryebashkiaku pas ‘shuplakës’ së Ramës »
Article Logic
Execution time: 0.012161016464233
array(1) { ["section"]=> string(154) "pas-distancimit-te-rames-safet-gjici-kerkon-falje-per-heqjen-e-titullit-nderi-i-kukesit-per-veton-surroin-u-nxituam-por-e-kerkuan-57-famije-nga-uck-229350" }