SHBA mund të shohë "rritje të madhe" të rasteve të koronavirusit ndërsa njerëzit kthehen në shtëpi nga festa e Falënderimeve, ka paralajmëruar ekspert i lartë i sëmundjeve amerikane.
Ditën e djeshme Dr. Anthony Funci u shpreh se nuk ishte "vonë" për ata që ende nuk kishin udhëtuar për të ndihmuar kështu në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
SHBA ka regjistruar më shumë se 13 milion raste koronavirus dhe më shumë se 266,000 njerëz kanë vdekur.
Që nga e diela, numri i rasteve Covid-19 të regjistruara në nëntor ka tejkaluar katër milion, dyfishin e shifrës së regjistruar në tetor.
Ekspertët shëndetësorë bënë thirrje që njerëzit të kalonin ‘Falënderimet’ në shtëpi, por këtë javë aeroportet e SHBA shënuan periudhën e tyre më të ngarkuar që nga mesi i Marsit, çfarë ,umd të ndikojë në përhapjen e koronavirusit.